Skandali i Bartomeut, prokuroria nis hetimet

Skandali i Bartomeut, prokuroria nis hetimet

Drejtuesit e rinj të Barcelonës me në krye presidentin aktual Joan Laporta, kanë filluar një seri të re kritikash ndaj ish-udhëheqësve të klubit për krizën e paprecendentë financiare që ka kapluar katalonasit dhe duke i akuzuar stafin e mbi të gjitha ish-presidentin Josep Maria Bartomeu për “sjellje të rëndë kriminale”.

Të gjitha këto akuza janë përmbledhur në raportin, përmbajtjen e të cilit e ka prezantuar presdienti aktual Joan Laporta, dhe këto përfundime çuan në hapjen e një hetimi gjyqësor.

“Nuk bëhet fjalë për kualifikimin e drejtuesve të mëparshëm si të mirë apo të këqij”, tha avokati i klubit katalonas, Jaume Campaner, duke paraqitur rezultatet e këtij raporti mbi situatën financiare në konferencën për shtyp. Bëhet fjalë për të denoncuar te autoritetet kompetente një seri sjelljesh shumë të rënda kriminale. Nuk kam asnjë dyshim se operacionet e nxjerra në dritë nga ky procesverbal hyjnë në sferën e ligjit penal”.

Laporta i cili u rikthye në krye të Blaugranëve në mars të vitit 2021, me synimin për evidentimin e parregullsive të mundshme të kryera nga Bartomeu, kishte kërkuar nga një kompani e specializuar për të hetuar gjendjen dhe si rrjedhojë është prodhuar edhe raporti me gjetjet për keqpërdorime financiare.

“Faktet e nxjerra në dritë nga ky verifikim janë të padiskutueshme, veçanërisht ka pagesa pa arsye ose të tjera që janë të rreme, dhe të tjera që janë pak të thuhet në disproporcion. Aksionerët kanë të drejtë të dinë faktet që e kanë çuar klubin drejt rrënimit. Kushdo që qëndron pas disa operacioneve do të duhet të përgjigjet për to, ne nuk duam të jemi bashkëpunëtorë”, ka thënë Laporta

Ky raport, përmbajtja e të cilit është zbardhur vetëm pjesërisht, ka bërë që klubi që të mërkurën e kaluar të bëjë një denoncim ndaj ish-drejtuesve dhe pasojë ishte hapja e një hetimi paraprak nga prokuroria e Barcelonës. “Klubi duhej të mbronte interesat e tij”, tha avokati Campaner. /Gazeta Engima/

Related Articles