Ish-koordinatori i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Skender Hyseni ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës nuk arriti që të miratojë Rezolutën për Marrëveshjen e Uashingtonit, që u propozua nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Hyseni tha se refuzimi i kësaj rezolute nga deputetët e VV-së, shpërfaq hapur etablimin dhe konsolidimin e politikës së vetizolimit të kryeministrit Albin Kurti.
“Asgjë më e rrezikshme për Kosovën në stadin e saj aktual të konsolidimit si shtet. Mesazhet krekosëse që Kurti po dërgon qoftë edhe duke refuzuar miratimin e një resolute edhe ashtu jodetyruese për qeverinë, janë të rrezikshme dhe me pasoja. Akti I sotëm politik i Kurtit është shumë më shumë sesa vetem një refuzim”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.
Më tutje Hyseni tha se Kurti është manipulues dhe mashtrues gjenial.