Skender Hyseni, sulmon Kurtin dhe mohon se do jetë pjesë e dialogut

Skender Hyseni, sulmon Kurtin dhe mohon se do jetë pjesë e dialogut

Skender Hyseni nga LDK është përfolur se është ftuar nga Qeveria ‘Kurti II’ që të jetë pjesë e ekipit të dialogut me Serbinë, raporton Gazeta “Enigma”.

Por ai vet ka mohuar këto raportime. Hyseni përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se nuk ka pranuar ftesë për të qenë pjesë e ekipit, teksa reagimi i tij ka ardhur pas presioneve të shumta për t’u deklaruar rreth kësaj çështje.

Ai ka thënë se edhe po të pranonte ndonjë ftesë të tillë, nuk do ta pranonte, ndërsa nuk ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Albin Kurti për deklaratat rreth dialogut.

“Duke e vlerësuar kurreshtjen legjitime të medias, këtu po jap sqarimin tim për të gjithë. Unë nuk jam pjesë e ekipit dhe nuk kam pranuar as ftesë. Për më tepër, edhe po të kishte një ftesë të tillë, pergjigja ime ështe e prerë. JO! Nuk jam dhe nuk dua të jem pjesë e asnjë ekipi, sepse nuk besoj se Zoti Kurti është i vetëdijshëm se një marrëveshje përfundimtare me Serbinë me njohje përfundimtare reciproke si shtete të pavarura është sot prioriteti numër NJË i shtetit tonë. Duke ruajtur integritetin dhe karakterin unitar kushtetues, Kosovës i duhet një marrëveshje për njohje urgjentisht. Pra! Ka shumë rëndësi çfarë flet Kurt. Ai thot se dialogu nuk është prioriteti i tij!!! Duket se preferohet zvarritja dhe status-quoja, që une besoj janë gabime strategjike në dëm të Kosovës, sepse ky është realiteti”, ka shkruar Hyseni./Gazeta Enigma

Related Articles