Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka njoftuar se kanë vënë gurthemelin e ndërtimit të memorialit, ku për herë të parë doli publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovoës, në Llaushë të Skenderajt.
Nura në postimin e bërë në Facebook, ka thënë se vepra monumentale po bëhet në kujtim të pavdekshëm dhe nderimit të përjetshëm të çastit më historik të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llaushë më 28 nëntor 1997.
“Bashkë me nënkryetarin gjeneral Sami Lushtaku, komandantin Jetullah Geci, deputetë të Parlamentit të Kosovës, ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjet e dëshmorëve, invalidët dhe bashkëqytetarët, vumë gurthemelin e ndërtimit të një vepre monumentale të kujtimit të pavdekshëm dhe nderimit të përjetshëm të çastit më historik të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llaushë më 28 nëntor 1997”, thotë ai.
Tutje, ai ka shtuar “Mirënjohje e përjetshme për UÇK-në”.