Kosova shënon 25-vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”.
5,6,7 mars janë datat e përballjes së familjes Jashari me forcat ushtarake dhe policore serbe.
Rënia e tyre në altarin e lirisë në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari, çdo vit e rrit madhështinë historisë sonë.
Pikërisht, sheshi në Skenderaj që mban emrin e komandantit, ka marrë “ngjyrat e flakës”.
Pamje nga ky shesh ka publikuar kryetari i kësaj komune, Fadil Nura.
“Kujtim i pavdekshëm!”, tha Nura.