Tifozët e SC Gjilanit, “Skifterat”, edhe njëherë e kanë dëshmuar që janë një nga tifozeritë më të organizuar në rajon.
“Kuqbardhët” pasi që ndihmuan një veteran nga Gjakova ditë më parë për blerjen e një banese, ata sot kanë ndihmuar edhe familjen e Drinor Gashit për të cilin u mblodhën 150 mijë euro për 24 orë, shkruan Gazeta Enigma.
Tifozët gjilanas përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se sot kanë vizituar familjen Gashi ku e kanë ndihmuar me 860 euro.
“Drinin me emër të Zotit e presim të kthehet i fortë pranë familjes dhe në qytetin e tij”, kanë shkruar “Skifterat”.
Më poshtë e gjeni postimin e tifozëve gjilanas:
Të presim Drini
Kryesia e Skifterave ka vizituar sonte familjen Gashi, për të dhuruar mbështetjen e tifozëve të Gjilanit për familjen e cila po kalon momente të rënda me rastin e djalit të tyre të vetëm!
Edhe pse shuma fillestare për trajtimin e tij në Turki prej 100.000 mijë eurosh është grumbulluar, ne dorëzuam kontributet e 30 anëtarëve tonë në vlerë 860€ të cilat i pranoi motra Arita, në mënyrë që familja sadopak të mos përballet me vështirësi financiare në këtë periudhë!
Drinin me emër të Zotit e presim të kthehet i fortë pranë familjes dhe në qytetin e tij!
Falemnderojmë kontribuesit e mëposhtëm që ndan nga sofrat e tyre për ta ndihmuar dhe të gjithë anëtarët që menjëhershëm iu përgjigjen thirrjes dhe vizituan e dhuruan drejtpërdrejtë tek familja.
Skender Kqiku 15€
Ermelind Kastrati 100€
Valbona Lipovica 20€
Perparim Lipovica 10€
Aid Spahiu 10€
Anonim 20€
Anonim 100€
Anonim 100€
Flakron Qerimi 100€
Rexhep Sylejmani 10€
Bekim Sadiku 50€
Lirim Xh. 10€
Burim Shala 10€
Syart Rrahmani 10€
Skender Osmani 50€
Gentian Nevzati 10€
Uran Mujku 10€
Shkelqim Salihu 10€
Arber Ahmeti 20€
Rinor Rrahmani 10€
Dritero Rrahmani 10€
Lendrit Maloku 10€
Muhamet Aliu 20€
Resul Ukshini 10€
Dorart Hoxha 20€
Blondi Smerqaku 30€
Ardit Kastrati 20€
Andi Selishta 10€
Arber Sherifi 50€
Anonim 5€
Skifterat – Gjilan
/GAZETA ENIGMA/