Të shënosh një gol pasi të jesh zëvendësuar dikur ishte e pamundur në futboll, por me inkuadrimin e VAR-it tashmë gjërat kanë ndryshuar.
Ish-sulmuesi i Southamptonit, Manolo Gabbiadini u bë viral në rrjetet sociale të premten mbrëma pasi i ndodhi diçka e pazakontë.
Ndërsa Sampdoria mposhti rivalët vendas Genoa 3-1, italianit i’u dha një gol pasi u largua nga fusha falë një ndërhyrjeje të vonshme nga VAR.
Sampdoria ishte tashmë 2-0 përpara – me Gabbiadinin që regjistroi golin hapës dhe Caputtos që realizoi në minutën e 49-të.
Pas një gabimi në mesfushë nga vendasit, Caputto mori një top fantastik i cili më pas asistoi për Gabbiadinin, goditja e të cilit u devijua nga portieri i Genoas, Salvatore Sirigui.
Megjithatë, goli u përjashtua për pozicion jashtë loje, dhe zyrtarëve të VAR-it iu deshën disa minuta për të vlerësuar situatën. Në atë kohë, Gabbiadini u zëvendësua menjëherë pas futjes së topit në rrjetë.
Fitorja e çon Sampdorian në vendin e 14-të në Serie A, ndërsa Genoa mbetet në pozitën e parafundit me 10 pikë të mbledhura në 17 xhiro./Gazeta “Enigma”/