Skitari që do ta përfaqësoj Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin të Kinës, Albin Tahiri, ka kryer stërvitjen e parë të martën, ndërsa skitarja Kiana Kryeziu do të ketë të mërkurën stërvitjen e parë.
“Albin Tahiri ka zhvilluar stërvitje sot në Qendrën Skitare në Yanqing të Kinës, për t’u ambientuar me kushtet klimatike dhe temperaturat e ulta. Shtegu për përgatitje në garën e lëshimit hapet të enjten.
Ndërkohë, Kiana Kryeziu nis përgatitjet nesër (e mërkurë). Ajo do të përgatitet për sllallom të madh” thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Të vetmit që do ta përfaqësojnë Kosovën në “Pekin 2022” janë Tahiri e Kryeziu, përderisa Lojërat Olimpike Dimërore do të mbahen nga 4 deri më 20 shkurt. /Gazeta Enigma/