Siç po duket, të gjitha klubet e Kosovës kanë filluar ta kuptojnë se privatizimi është zgjidhje dhe tashmë pas Lirisë, që u privatizua së fundi në Ligë të Parë, edhe KF Fushë Kosova ka lëshuar thirrje për palët e interesuara për proces të privatizimit të klubit.
Sipas njoftimit të fundit, KF Fushë Kosova, që ka pasur rezultate të kënaqshme në pjesën pranverore të këtij stinori të posapërfunduar në Ligë të Parë, ka bërë të ditur se në mbledhjen e kryesisë është miratuar “mundësia për privatizimin e klubit”.
Kuvendi i jashtëzakonshëm i klubit do të mbahet më 4 qershor 2022, ndërsa për palët e interesuara është dhënë edhe numri i telefonit si dhe e-mail adresa e klubit ku mund të drejtohen për detaje: 049 898 952 dhe [email protected].