Sulmuesi spanjoll, Adama Traore, përkundër paraqitjeve të mira te skuadra e Barcelonës nuk e ka bindur trajnerin Xavi Hernandezin që ta blejnë edhe për sezonin e ri.
26-vjeçari është rikthyer te skuadra e Wolvesit dhe pritet që të bëhet me skuadër të re për sezonin e ri.
Sipas gazetës angleze The Sun, Leeds United janë duke e konsideruar transferimin e spanjollit për 20 milionë euro.
Traore pritet të jetë zëvendësues I Rahphnës te Leedsi i cili pritet t’i bashkohet Barcelonës./GAZETA ENIGMA/