Skuadra e Polonisë e interesuar për sulmuesin Arbnor Muja

Skuadra e Polonisë e interesuar për sulmuesin Arbnor Muja

Arbnor Muja me paraqitjet e tij, ka rënë në sy të shumë skuadrave evropiane. E njëra nga to ka shprehur interesim për atë.

Bëhet fjalë për skuadrën nga superliga e Polonisë ” Gornik Zabrze”.

Pasi shkëlqeu në garat ndërkombëtare, 22 vjeçari ka mar vëmendjen e klubit “Gornik Zabrze , ku këta të fundit i kanë dërguar një shkresë zyrtare Dritës për të transferuar Mujën.

Redaksia e sportit në RTV Dukagjini, ka siguruar ekskluzivisht dokumentin ku Gornik shpreh interesimin për Mujën, transmeton Gazeta “Enigma”.

Megjithatë, kundëpërgjigja e Dritës, nuk ishte ajo se cfarë prisnin polakët.

Gjilanasit, kërkuan plot 650 mijë euro për ta shkëputur kontratën me Mujën e po ashtu 20% nga transferi që mund ta kryejë futbollisti në të ardhmen. Mësohet se negociatat mes klubeve janë duke vazhduar dhe Muja mund ta bëj hapin e madh në karrierë duke u transferuar në Poloni.

Related Articles