Skuadrat shqiptare sonte synojnë play-offin e garave në UEFA

Skuadrat shqiptare sonte synojnë play-offin e garave në UEFA

Skuadrat shqiptare sonte luajnë ndeshjen e kthimit dhe synojnë të sigurojnë play-offin në garat e UEFA-s.

Drita takohet me FCSB-në në Prishtinë, ku pritet një duel emocionues dhe vendimtar për kalimin në turin e ardhshëm të Ligës së Evropës. 

Ndeshja e parë mes tyre ishte mbyllur me fitore të rumunëve me shifrat 3:2.

Dinamo e Tiranës e pret në shtëpi Hajduk Splitin. Ndeshja e parë u mbyll me fitore minimale të kroatëve 2:1.

Egnatia barazoi pa gola 0:0 në ndeshjen e parë ndaj Ljubljanas, kurse ndeshjen e kthimit e zhvillon në shtëpi.

Kurse Ballkani me fitore minimale 1:0 ka udhëtuar në Irlandë, ku do të luajë ndaj Shamrock Rovers.

Related Articles