Sllovakia arkëton pikët e plota, e mposht me shumë mund Poloninë

Sllovakia arkëton pikët e plota, e mposht me shumë mund Poloninë

Sllovakia e ka mposhtur Poloninë në ndeshjen e parë hapëse të tyre në Kampionatin Evropian.

Në stadiumin “Gazprom Arena” në Shën Petersburg, sllovakët e fituan ndeshjen me rezultat prej 2:1 ndaj polakëve.

Në këtë sfidë sllovakët kaluan në avantazh në minutën e 18-të, pasi shënoj autogol Szcezny duke ua mundësuar epërsinë kundërshtarëve.

Ndërsa në filim të pjesës së dytë polakët barazuan rezultatin me anë të Lintty, saktësisht në minutën e 46-të.

Rikthimin e epërsisë sllovakët e arritën në minutën 69-të, ku realizatori ishte anëtari i Interit, Milan Skrinar.

Sllovakia me këtë fitore ka tre pikë, ndërsa Polonia mbetet pa pikë në grupin E. Në këtë grup gjenden edhe Spanja e Suedia që në ora 21:00 e zhvillojnë përballjen e tyre.

Related Articles