Ndeshja e zhvilluar në Lindebrun mes Sllovenisë dhe Kosovës U-17 ka përfunduar me fitoren e skuadrës e cila ishte nikoqire 1:0, shkruan Gazeta “Enigma”
Djelmoshat e rinjë të Kosovës në krye me trajnerin Abazi nuk arritur të menaxhojnë si duhet finishin e takimit kundër Sllovenisë pasi pësuan gol kur më së paku pritej, në gjysmën e dytë të pjesës së dytë, me të cilin gol përfundoi kjo sfidë (1:0).
Në pjesën e parë të përzgjedhurit e Arsim Abazit arritën me sukses të ruajnë portën e paprekur, por u ndëshkuan fatalisht kur më së paku pritej, përkundër epërsisë së një lojtari më shumë në terren që kishin në periudhën kur pranuan golin, në minutën 68’.
Pësimi i golit i ç’ekuilibroi edhe më shumë të përzgjedhurit e Abazit. Vet Abazi paraprakisht kishte deklaruar se në takimin kundër Sllovenisë në Lindabrun do të bëjë çmos për reazultat të favorshëm, por nuk Ia doli.
Kosova U-17 ndeshjen e radhës e zhvillon pikërisht në Lindbraun më 12 tetor për të përmbyllur këtë cilkël garash për këtë vit, njofton Gazeta Enigma.