Drejtuesit e klubit të Real Sociedadit po shpresojnë se Adnan Januzaj do të vazhdojë kontratën.
Sulmuesi i krahut tash e disa kohë ka nisur bisedimet por nuk ka gjetur ende marrëveshjen.
Menaxheri i lojtarit shqiptar dhe drejtuesit e klubit do të takohen sërish për të diskutuar të ardhmen e Januzajt.
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se krerët e Sociedadit janë të bindur se Januzaj do të mbetet në skuadër.
26-vjeçari ka kontratë me Sociedadin deri në vitin 2022.