Milani synon transferimin e mbrojtësit të Chelseat

Milani synon transferimin e mbrojtësit të Chelseat

Andreas Christensen do të largohet nga Chelsea. Mbrojtësi danez ka qenë në bisedime me drejtuesit e klubit por nuk ka gjetur marrëveshjen.

Sipas “Daily Telegraph” lojtari ka vendosur të largohet gjatë verës si futbollist i lirë nga “Blutë e Londrës”.

Këtë situatë po mundohet ta shfrytëzoj Milani, për ta joshur Christensenin të transferohet në Itali.

Krerët e klubit “Rossonerë” raportohet se kanë pasur kontakte me menaxherin e lojtarit dhe pritet së shpejti ta dërgojnë ofertën.

Christensen te Milani po shihet si zëvendësues i Simon Kjaerit të lënduar.

Related Articles