Ole Gunnar Solskjaer ka zbuluar se ka zhvilluar një bisedë “paqësore” me protestuesit që u futën në stërvitjen e Manchester Unitedit, ndërsa ai foli për rëndësinë e tifozëve që ishin njëzëri.
Rreth 20 tifozë hynë në fushën stërvitore të klubit në Carrington të enjten me parulla që kërkonin që familja Glazer të largohej nga klubi në prag të dështimit të planeve të diskutueshme për një Superligë Evropiane. Solskjaer, së bashku me Darren Fletcher, Michael Carrick dhe Nemanja Matic, folën me grupin para se të largoheshin pa shumë ekscese. Trajneri i Unitedit tashmë zbuloi në detajoi se çfarë ndodhi dhe çfarë bisedoi me tifozët protestues të klubit.
“Po, unë gjithmonë do t’i dëgjoj tifozët dhe mendova se ishte e vetmja gjë e duhur për të bërë, për t’i dëgjuar ata dhe për të biseduar me ta dhe të bëja një diskutim të këndshëm, një diskutim ‘paqësor’, sepse është e rëndësishme që ne të respektojmë pikëpamjet e njëri-tjetrit. Unë thashë disa gjëra për atë që mendoj se ekipi do të bëjë në të ardhmen. Për atë që kemi folur, nuk kemi nevojë të merremi me atë çështje. Ishin 10 minuta të mira dhe unë isha i lumtur me këtë. Unë i dhashë një përshëndetje miqësore dhe pastaj u ndamë”, ka thënë Solskjaer.