Sonte ndeshja historike Kosovë – Zvicër, njoftim me rëndësi për Dardanët

Sonte ndeshja historike Kosovë – Zvicër, njoftim me rëndësi për Dardanët

Sonte duke filluar nga ora 20:45, do të zhvillohet ndeshja Kosovë – Zvicër.

Federata e Futbollit të Kosovës, ka lëshuar një njoftim për Dardanët që ndodhen në Bazel.

“Ndeshja e shumëpritur kundër Zvicrës erdhi. Uragani i tifozëve nga Kosova që do ta përkrahë ekipin kombëtar po ndihet në çdo rrugë të Bazelit. Ju njoftojmë që me rekomandim të forcave të rendit zvicerane, do të mblidhemi në “Christoph Merian Park” prej orës 14:00. Ky është lokacioni i ndarë për të qenë pikëtakim për tifozët tanë”.

“Le të jehojnë këngët dhe atmosfera drithërruese për kombëtaren e atdheut të shënjtë që kemi, për të marshuar të gjithë së bashku më vonë në stadium dhe për të sunduar në tribuna Dardanët me përkrahje, kurse futbollistët në fushë me rezultat pozitiv”.

“Për Kosovën. Për ndjenjën më të bukur në botë!”.

Related Articles