Emocionet e Ligës së Evropës rikthehen sonte në program me ballafaqimet e xhiros së tretë të fazës së grupeve.
Gjithsej 14 ndeshje janë në program në dy orare.
Vëmendja kryesore do të jetë te skuadrat që në radhët e tyre kanë lojtarë shqiptarë.
Lazio e Vedat Muriqit ka punë në shtëpi me klubin francez, Marseillen nga ora 18:45.
Dinamo e Zagrebit nga i njëjti orarë do të përballet me ekipi austriak të Rapid Vienës.
Ndërkohë, Napoli me Amir Rrahmanin në mbrojtje synon ta mposhtë Legian e Varshavës në ‘Diego Armando Maradona’.
Xherdan Shaqiri me Lyonin ka punë më të lehtë të paktën në ‘letër’ pasi sfidohet nga Sparta e Pragës në udhëtim, me fillim nga ora 21:00.