Sonte nis “Sunny Hill Festival”

Sonte nis “Sunny Hill Festival”

Sot fillon festivali “Sunny Hill”, në fshatin Bërnicë të Prishtinës ku për 3 netë radhazi do të performojnë shumë artistë.

 Sunny Hill do të fillojë fuqishëm me artisten shqiptare, Dua Lipën, që rikthehet në vendlindje për ta hapur festivalin! Pjesë e turnet të albumimit “Radical Optimism” tani është edhe Prishtina.

Pas Dua Lipës, në skenën C4, do të performojë Fatboy Slim – legjenda e muzikës elektronike dhe fituesi i 6 MTV Video Music Awards.

Me energjinë e tij, ai do të sjell argëtim deri në orët e para të mëngjesit.

Më 2 gusht, për herë të parë në Kosovë vjen ylli botëror Shawn Mendes!

Fitues i “MTV Europe Music Awards” dhe me një prej zërave më të njohur të pop-it botëror, ka mbushur arena si “O2” në Londër e “Madison Square Garden” në Nju Jork.

Po atë natë, në C4, do të performojë Mochakk, DJ-i brazilian që po pushton botën me stilin funky e ekspresiv.

Natën e fundit, skena kryesore i takon performancës audiovizuale nga Anyma – projekti solo i Matteo Milleri.

Ndërsa në C4, festivali përmbyllet me sensacionin global Peggy Gou, DJ dhe producente e superhitit “(It Goes Like) Nanana” dhe shumë hiteve.

Në line-up janë edhe: Artssassin, Bookie, Deezy, që sjellin ritmin urban, Sainté dhe Sienna Spiro, zëra të freskët të hip-hop/alt-pop, Skream, pionier i dubstep-it, Sugar Rush e Tommy Gold, me sete energjike dhe  TSHA, që ka ndezur skenat e “Glastonbury” e “Lost Village”. S’duhet humbur as Mygal B2B Edgar Kerri – dyshja me performancë të përbashkët me një nga setet më energjike të këtij edicioni.

Edhe më shumë emra të mëdhenj të industrisë muzikore shqiptare janë në listë si: Loredana, Lyrical Son, MC Kresha, Era Istrefi, Tayna, Kida, Ledri Vula, Adrian Berisha, DJ Caboo, Art Lokaj Band, Bana Zahiti, Blerta Përtace, Hawolf, Lluni, Sahati, Uran B., Yanina dhe Zwada.

Related Articles