Sopranoja Elbenita Kajtazi debuton në shtëpinë prestigjioze të Berlinit

Sopranoja Elbenita Kajtazi debuton në shtëpinë prestigjioze të Berlinit

“Me mëngjes kam marrë trenin për në Berlin”, kështu ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi sopranoja Elbenita Kajtazi.

Ajo ka njoftuar se një natë më parë kishte marrë një thirrje nga Shtëpia operistike e Berlinit.

E ftuan që ta luajë Gretelën, pasi që sopranoja që do ta interpretonte këtë rol rezultoi pozitive me COVID-19. Pa kaluar 24 orë, Kajtazi e ka gjetur veten në provën gjenerale për operën “Hänsel und Gretel”.

Ka veç një ditë për të mësuar gjithçka rreth produksionit ku drejtor muzike është Thomas Guggeis e regjisor Achim Freyer.

Me këtë rol, sporanoja Kajtazi do të ngjitet në skenë më 12, 13 dhe 14 janar./Gazeta “Enigma”/

Related Articles