Sot bëhet varrimi i 24 vjeçarit që dyshohet se u vetëvra në poligonin e shenjëtarisë

Sot bëhet varrimi i 24 vjeçarit që dyshohet se u vetëvra në poligonin e shenjëtarisë

Të mërkurën ka ndrruar jetë 24-vjeçari që ishte plagos në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq, shkruan Gazeta Enigma.

Ndërsa, sot (e enjte) në orën 15:00 bëhet varrimi i tij.

Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij, në rrjetet sociale.

“Familjar, miq e dashamirë ju njoftojmë se varrimi i të ndjerit B.B bëhet në ora 15:00 në varrezat e fshatit Sllovi”, thuhet në njoftm.  

Të mërkurën, rreth orës 18:00, policia dyshon se B.B ka qëlluar vetën me armë, me ç ‘rast ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Viktima me autoambulancë është dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim mjekësor, ku pastaj nga mjekët përgjegjës është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dal në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet:

VRASJE NË TENTATIVË Fsh. Bardhosh, Prishtinë, 01.12.2021 – 15:20. Raportohet se të dyshuar-it, nga një veturë në lëvizje lloji i të cilit ende nuk dihet, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave mashkull dhe femër kosovarë. Si pasoj e të shtënave të dy viktimat kanë pësuar lëndime (janë plagosur) dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Sipas mjekut përgjegjës viktimat janë jashtë rrezikut për jetë por trajtimin e vazhdojnë në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore, ku kanë gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja dhe një predhë të kalibrit të panjohur. Në koordinim me prokurorin e shtetin janë realizuar dy bastisje, ku është arrestuar një i dyshuar tek i cili është gjetur dhe sekuestruar një revole. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.  Rasti vazhdon të hetohet.

Related Articles