Danimarkë – Czech Republic dhe Ukrainë vs Angli, përcaktojnë dy gjysmëfinalistet e radhës, të cilat do t’u bashkohen Spanjës dhe Italisë, të cilat dje kurorëzuan paraqitjet e tyre me fitore, duke siguruar plasmanin në gjysmëfinale.
Në fakt fituesit e këtyre dy takimeve do të ndeshen mes vete në gjysmëfinale, me ç’rast njëra nga këto dy reprezentacione do të takohet në finalen e madhe të Londrës kundër fituesit të takimit Itali – Spanjë.
Analistët e kanë parapa një finale të madhe mes Anglisë dhe Italisë, duke u bazuar në performancat e deritanishme, porse futbolli si zakonisht, si loja më madhështore që ka shpikur njerëzimi, e rreth së cilës mblidhen drejtpërdrejtë ose tërthorazi miliarda aderues anë e kënd globit, pikërisht për magjinë që sjellë, bazuar në traditën e paparashikueshmërisë që ka dëshmuar zakonisht, ngërthen brendapërbrenda vetes edeh paparashikueshmërinë absolute deri në fund.
E pikërisht për faktin që epilogu vështirë parashikohet, por vetëm presupozohet, e bënë këtë sport akoma më joshës e më të dashur për audiencën planetare, ndaj me të drejtë duhet pritur mbylljen e sfidave, për të konstatuar secilin epilog, ndërsa parashikimet mbeten vetëm supozime paraprake të aderuesve apo ekspertëve të futbollit.
Në këtë kontekst, edhe kampioni i Euro 2020 mund të dihet vetëm atëherë kur të mbyllet finalja e këtij edicioni.