Pishina e vetme e kryeqytetit nga sot ditë e shtunë, 19 qershor do të hapë sezonin veror 2021.
Dyert për gjithë qytetarët do të hapen nga ora 10:00.
Në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet se menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike “Sport Marketing” që menaxhon me pishinën ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së virusit.
NPL “Sport Marketing” do të vazhdojë të mbajë të mobilizuar stafin menaxhues dhe infrastrukturën mbështetëse për të qenë gjatë gjithë sezonit verore të përgatitur.
Në pishinë janë angazhuar stafi professional, duke filluar nga sigurimi fizik, shpëtimtarët, autoambulanca me mjekun dhe teknikun, si dhe mirëmbajtësit. Edhe këtë sezon hyrja për të rritur do të mbetet e njëjta 2 euro, kurse për fëmijë 1 euro.