Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri, ku një 19 vjeçar është vrarë nga një bashkëmoshatar i tij.
Viktima është Ardit Zymeri, i cili dyshohet se u privua nga jeta nga Bleon Dibrani.
Familjarët e viktimës kanë njoftuar se sot do t’i jepet lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Dubofc, në orën 16:30.
“Me zemër të thyer, ftojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe dashamirësit që të na bashkohen për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Kujtimi dhe dashuria për të do të jetojnë gjithmonë në zemrat tona”, thuhet në postimin e tyre.