Jetmira Beka, e cila dyshohet se u privua nga jeta mizorisht nga bashkëshorti i saj, Besmir Ademi, në Aachen të Gjermanisë, do të varroset sot në fshatin Zasellë të Mitrovicës.
Familjarë, miq e të afërm do të mblidhen në varrezat e fshatit në orën 14:00, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Jetmirës, e cila u nda nga jeta në moshën 28-vjeçare.
E ndjera ka lënë pas vetes tre fëmijë, teksa sipas familjarëve, ajo ishte ndarë nga Besmiri për shkak të dhunës sistematike.
E gjithë ngjarja tragjike ka ndodhur të shtunën mbrëma në një parking të një shitoreje në Gjermani. I dyshuari ka plagosur edhe motrën e Jetmirës, e cila është 18-vjeçare.