Sot i jepet lamtumira e fundit 30-vjeçarit që u vra në Malishevë

Sot i jepet lamtumira e fundit 30-vjeçarit që u vra në Malishevë

Një konflikt mes dy familjeve Gashi dhe Krasniqi në komunën e Malishevës, dje përfundoi tragjikisht. Për shkak të një mosmarrëveshje që dyshohet se lidhet me një borxh, 30-vjeçari, Shkodran Krasniqi, u qëllua për vdekje nga njëri prej anëtarëve të familjes Gashi.

Sipas njoftimit mortor, familjarë, miq e të afërm do të mblidhen sot në orën 18:00 në varrezat e fshatit Tërpezë për t’i dhënë lamtumirën e fundit të ndjerit.

Për vrasjen e tij, tashmë janë ndaluar për 48 orë katër vëllezërit Kastriot, Fatmir, Xhavit e Asdren Gashi, vëllezërit e të ndjerit, Qendrim, Labinot dhe Dardan Krasniqi dhe Arsim Morina.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Articles