Sot janë bërë pesë vjet që nga fillimi i pandemisë COVID-19

Sot janë bërë pesë vjet që nga fillimi i pandemisë COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë, më 11 mars 2020, pata deklaruar se koronavirusi ishte bërë një pandemi globale. Sipas OBSH-së, në dy vitet e para të pandemisë, gati 15 milionë njerëz humbën jetën nga koronavirusi, ose nga ndikimi i tij në sistemet e mbingarkuara shëndetësore.

Në dhjetor 2019, mjekët në qytetin kinez Wuhan filluan trajtimin e një grupi pacientësh me pneumoni. Qyteti në një provincë pranë Pekinit ka një popullsi prej mbi njëmbëdhjetë milionë banorësh.

Derisa, më 31 dhjetor 2019, Kina pati njoftuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë për pacientët që ishin futur në karantinë dhe se autoritetet kishin filluar të regjistronin lëvizjet e pacientëve për të gjurmuar burimin e sëmundjeve.

Banori i parë që u sëmurë në Tajvan, ishte më 6 janar 2020, i cili kishte simptoma të ngjashme me gripin dy javë pasi ishte kthyer nga një udhëtim në Wuhan, duke ofruar kështu tregues se burimi i sëmundjes mund të kishte një periudhë të gjatë inkubacioni prej rreth katërmbëdhjetë ditësh.

Shkaku ishte i panjohur, por lidhej me tregun e ushqimeve të detit në Huanan, ku shiteshin edhe kafshë, që i shtyu mjekët të sugjerojnë se sëmundja mund të përhapej nga kafshët tek njerëzit. Në një studim në revistën Nature (e hënë, 3 shkurt 2020) shkencëtarët thanë se virusi mund ta ketë origjinën nga lakuriqët e natës. Nga ekzaminimet e gjenomit të virusit kishte ngjashmëri prej 96% me atë të koronavirusit në lakuriqët e natës.

Ndërkaq, vdekja e parë u raportua më 11 janar, dhe njëkohësisht infeksionet brenda Kinës vazhduan të rriten dhe brenda dy javësh u raportuan raste infektimi në Tajlandë, Japoni, Korenë e Jugut dhe gjetiu në Azi. Me afrimin e shpejtë të Vitit të Ri Kinez, shqetësimi për përhapjen e virusit u rrit. Brenda Kinës, miliona persona po përgatiteshin të udhëtonin drejt familjeve në të gjithë vendin dhe jashtë tij.

Aeroportet në mbarë botën fillojnë të kontrollojnë udhëtarët nga ëuhani për temperaturë të lartë, ose shenja ethesh. Më 21 janar, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) konfirmuan se patën rastin e parë të virusit në Shtetet e Bashkuara. Pacienti, në shtetin e Uashingtonit, ishte kthyer së fundmi nga Wuhani.

“Po punojmë për t’u përgatitur për gjërat e pritshme, të papriturat dhe të paimagjinueshmet”, u tha amerikanëve Nancy Messonnier, nga Qendra Kombëtare për Imunizimin dhe Sëmundjet e Frymëmarrjes.

Shkencëtarët e quajtën virusin koronavirusi i ri, ose SARS-CoV-2. Sëmundja që u bë e njohur si COVID-19.

Related Articles