Skuadra mitrovicase ka pesë fitore dhe dy humbje në këtë edicion, kurse prishtinasit katër fitore dhe tri humbje.
Këto dy skuadra janë me traditë në basketbollin e Kosovës dhe rivaliteti sportiv është i madh ndërmjet tyre, andaj pritet një sfidë interesante të shtunën në “Minatori”.
Mitrovicasit kanë zhvilluar ndeshje shumë të mira në këtë edicion, ndërsa ishin edhe finalistë të Superkupës së Kosovës, kurse prishtinasit me një ekip të bazuar në lojtarë të rinj po japin maksimumin për t’i përmbushur synimet e klubit, ndaj epilogu i takimit pritet të jetë tejet i paparashikueshëm dhe sfidues deri në fund.