Sot mbahet ceremonia e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim të Kosovës në BE

Sot mbahet ceremonia e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim të Kosovës në BE

Sot mbahet ceremonia e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ceremonia do të mbahet në ora 11:00 nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Kryeministri, Albin Kurti.

Pas ceremonisë së nënshkrimit, presidentja Osmani, kryetari i Kuvendit Konjufca dhe kryeministri Kurti do të kenë deklaratë për media.

Kosova muaj më parë ka aplikuar për tu bërë pjesë edhe e Këshillit të Evropës. 

Related Articles