Sot mësohet skuadra e fundit çerekfinaliste e Kupës së Kosovës

Sot mësohet skuadra e fundit çerekfinaliste e Kupës së Kosovës

Skuadra e fundit që bashkohet çerekfinales së Kupës së Kosovës në futboll mësohet sot.

Në program është ndeshja midis Ferizajt dhe Llapit. Ky ballafaqim do të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj, me fillim nga ora 13:00, shkruan Gazeta Enigma.

Skuadra e Llapit është kampionia në fuqi e cila fitoi këtë trofe vitin e kaluar, dhe këtë synon ta bëjë përsëri.

Kujtojmë se të shtunën dhe të dielën u zhvilluan shtatë duele të 1/8 së finales, dhe biletën drejt çerekfinales e siguruan: Gjilani, Ramiz Sadiku, Ulpiana, Onix, Drita, Ballkani dhe Prishtina.

/Gazeta Enigma/

Related Articles