Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se të mërkurën pritet mot kryesisht i vranët gjatë gjithë ditës.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 11 deri në 15 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar. / Gazeta Enigma.