Ndeshja e mbetur e xhiros së parë në Superligën e Kosovës në futboll sot do të luhet në Lipjan.
Fushë Kosova dhe Gjilani do ta luajnë ndeshjen e mbetur të xhiros së parë e cila ishte shtyrë me pajtimin e dy skuadrave, raporton Gazeta Enigma.
Aktualisht skuadra e Fushë Kosovës zë vendin e fundit me vetëm dy pikë të mbledhura, kurse Gjilani renditet në pozitën e tetë me po aq pikë të grumbulluara.
Ndeshja luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” të Lipjanit me fillim nga ora 15:00.
/Gazeta Enigma/