Sot nis faza e dytë e grupeve në Botëror, këto janë sfidat

Sot nis faza e dytë e grupeve në Botëror, këto janë sfidat

aza e dytë e grupeve në Kampionatin Botëror të Katarit nis sot.

Në program si zakonisht do të jenë katër duele interesante, që pritet të jenë vendimtare për fatin e grupeve A dhe B.

Me fillim nga ora 11:00 do të zhvillohet ndeshja Uells-Iran.

Uellsianët vijnë pas barazimit ndaj ShBA-së 1:1, kurse iranianët kërkojnë këndelljen pas humbjes 6:2 nga Anglia.

Tri orë më vonë, nga ora 14:00 do të luhet ndeshja e grupit A mes Katarit dhe Senegalit, dy ekipeve që pësuan humbje 2:0 nga Holanda, respektivisht Ekuadori.

E këto dy të fundit do të përballen me njëra tjetrën për liderin e këtij grupi nga ora 17:00.

Në mbrëmjë, nga ora 20:00 vjen sfida më interesante e ditës, ajo mes Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Related Articles