Sot nis punën Misioni i BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve të 9 shkurtit

Sot nis punën Misioni i BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve të 9 shkurtit

Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian (EU MVZ) ka bërë të ditur se sot do të zhvillojë një konferencë për media.

Sipas njoftimit, konferenca do të fillojë në orën 14:30, shkruan Gazeta Enigma.

Ky mision pritet që punën për vëzhgimin e zgjedhjeve të 9 shkurtit ta fillojë sot, andaj pritet që mandati dhe objektivat e Misionit Vëzhgues të BE-së, të prezantohen gjatë konferencës për media.

Konferenca për shtyp do të mbahet nga Shefja e Misionit të BE-së për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, Nathalie Loiseau.

Ndërkaq, shpërndarja e vëzhguesve në terren, pritet të fillojë të dielën./GazetaEnigma/

Related Articles