Tollovia e krijuar para qendrës së vaksinimit te salla “1 Tetori”, në Prishtinë, ka ngjallur reagime të ndryshme nga skena politike, derisa ka intervenuar edhe Policia e Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Shumë prej deputetëve kanë reaguar, duke e akuzuar Qeverinë Kurti.
Mirëpo, në pamjet e publikuara në media, dëgjohet një polic derisa thotë se procesio i vaksinimit duhet të ndërpritet për shkak se nuk posedojnë numra për t’i shpërndarë tek qytetarët.
“Veç pak, veç pak, sot nuk ka numra, shkoni te shpia”, dëgjohet të ketë thënë një polic para sallës “1 Tetori”.