“Sot nuk ka më numra, shkoni te shpia”, Policia kërkon nga qytetarët të largohen nga objekti i sallës 1 “Tetori”

“Sot nuk ka më numra, shkoni te shpia”, Policia kërkon nga qytetarët të largohen nga objekti i sallës 1 “Tetori”

Tollovia e krijuar para qendrës së vaksinimit te salla “1 Tetori”, në Prishtinë, ka ngjallur reagime të ndryshme nga skena politike, derisa ka intervenuar edhe Policia e Kosovës, raporton Gazeta Enigma.

Shumë prej deputetëve kanë reaguar, duke e akuzuar Qeverinë Kurti.

Ndryshe, edhe Ministria e Shëndetësisë ka reaguar, duke e arsyetuar se kjo situatë është krijuar nga personat e Komunave të ndryshme të cilët kishin shkuar për t’u vaksinuar.

Mirëpo, në pamjet e publikuara në media, dëgjohet një polic derisa thotë se procesio i vaksinimit duhet të ndërpritet për shkak se nuk posedojnë numra për t’i shpërndarë tek qytetarët.

“Veç pak, veç pak, sot nuk ka numra, shkoni te shpia”, dëgjohet të ketë thënë një polic para sallës “1 Tetori”.

Related Articles