Sot rikthehet Liga e Kampionëve, këto janë ndeshjet

Sot rikthehet Liga e Kampionëve, këto janë ndeshjet

Nëntë ndeshje do të luhen sot në Ligën e Kampionëve, në kuadër të grupeve, shkruan Gazeta Enigma.

Fillimisht nga ora 18:45, Monaco ndeshet me Crvena zvezda, ndërsa Milani e pret në shtëpi Club Brugge.

Ndeshjet e tjera zhvillohen nga ora 21:00, me më interesanten që pritet të jetë ajo mes Real Madridit dhe Borussia Dortmundit.

Arsenali do ndeshet me Shahkhtar Donetsk, Juventusi do ballafaqohet me Shtutgartin, ndërsa do ndeshen edhe Sturm Graz me Sportingun.

PSG-ja e pret PSV-në, Girona do ndeshet me Bratisllavën, ndërsa ndeshja e fundit për sot do jetë mes Aston Villës dhe Bolonjës. /Gazeta Enigma

Related Articles