Sot shumë nxehtë, këshillohet të mos qëndroni gjatë jashtë

Sot shumë nxehtë, këshillohet të mos qëndroni gjatë jashtë

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Rrezik i mundshëm i dehidrimit dhe goditjes nga nxehtësia nëse qëndroni jashtë në periudha të gjata kohore.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi prej 14-38 km/h.

Sipas Meteo Kosova, temperaturat minimale do të luhaten prej 16 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 33 deri në 35°C.

Related Articles