Sot do të varroset 50-vjeçari nga Peja, i cili dyshohet se u vra të martën nga arsimtari i vajzës së tij, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, të cilët kanë njoftuar se ai do të varroset në varrezat e qytetit, në orën 14:00.
“Tragjikisht ndërroi jetë më 18.05.2021, në moshën 50-vjeçare, duke na lënë përjetë të pikëlluar. Varrimi i të ndjerit bëhet të enjten me 20.05.2021, në varrezat e qytetit në orën 14:00”, thuhet në njoftimin e familjes./Gazeta Enigma.