Ja sa është numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Ja sa është numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107.065 raste nga 579.663 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.235 raste të vdekjes, raporton Gazeta “Enigma”.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 100.612 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.218.

Në vend po vazhdon procesi i vaksinimit antiCOVID-19.

Që nga nisja e procesit të vaksinimit e deri më tani në Kosovë janë mbi 51 mijë persona që tashmë kanë marrë vaksinë kundër COVID-19.

Procesi i vaksinimit është duke vazhduar ende dhe paralelisht me grupmoshat mbi 65-vjeç po vaksinohen edhe profesionistët shëndetësor./Gazeta Enigma.

Related Articles