Sot varroset çifti mërgimtar që vdiq në aksidentin tragjik në Podujevë

Sot varroset çifti mërgimtar që vdiq në aksidentin tragjik në Podujevë

Sot varrosen Shemsedin dhe Mervete Sopaj, çifti që vdiq në aksidentin tragjik që ndodhi dje në rrugën Podujevë-Prishtinë.



Familjarët kanë njoftuar se varrimi do të bëhet në ora 18:00.

Çifti Sopaj po ktheheshin në vendlindje kur ndodhi aksidenti tragjik. Ata ishin bashkë me dy fëmijët e tyre të cilët kanë shpëtuar dhe aktualisht po trajtohen në spital, njëri në Ortopedi e tjetri në Neurokirurgji.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për shoferin e autobusit që u përfshi në një aksident ditën e djeshme.

Related Articles