Reagon ashpër Lushtaku: Ku është kryesia e lodhur servile e Drenicës, ku është Drejtori Sportiv pa identitet?

Reagon ashpër Lushtaku: Ku është kryesia e lodhur servile e Drenicës, ku është Drejtori Sportiv pa identitet?

Ekipet në Superligën e Kosovës në futboll janë duke u përgatitur maksimalisht për edicionin e ri i cili pritet të jetë mjaftë i zjarrtë.



Por skuadra e cila nuk është dëgjuar në këtë merkato të verës është ajo e Drenicës e cila nuk ka bërë asnjë transferim, kurse “kuqezinjve” ju janë larguar shumë futbollistë cilësorë, raporton Gazeta Enigma.

Edhe ish-trajneri Tahir Lushtaku i cili muaj më parë ka njoftuar largimin nga skuadra, ka reaguar për gjendjen e klubit duke i atakuar drejtuesit e klubit si dhe politikën.

Aktualisht Lushtaku është duke qëndruar në bregdet ku po i bënë pushimet, nga ku ka postuar një fotografi duke lexuar gazetën.

“Mëngjesin e nisa duke lexu pak për sportin ne bregdetin shqiptar dhe thash mos po shoh rastësisht diçka për KF Drenicën, po as këtu nuk gjeta diçka. Taman siç nuk kam asnjë info qysh nga 24 maji i 2022 kur veç u mbyll edicioni me ndeshjen e fundit kundër Feronikelit. Ku është plani? Ku janë reformat? Ku është organizimi? Ku janë financat? Ku është drejtori sportiv pa identitet? Ku është kryesia e lodhët apo ende nuk i keni marrë sugjerimet nga politika o ju servila të KF Drenicës”, ka shkruar Lushtaku.

/GAZETA ENIGMA/     

Related Articles