Sot merret vendimi për Gucatin e Haradinajn, por për çka akuzohen ata?

Sot merret vendimi për Gucatin e Haradinajn, por për çka akuzohen ata?

Gjykata Speciale në Hagë sot pritet të shpall aktgjykimin ndaj dy ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Seanca është paraparë të nis në ora 10:00.

Por, për çka akuzohen Gucati dhe Haradinaj?

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, akuzohen nga Specialja se kishin zbuluar paautorzim informacione të mbrojtura.

Sipas aktakuzës ata kishin zbuluar të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve të mundshëm.

“Ish-krerët e Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, akuzohen se në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, kishin zbuluar paautorizim informacione të mbrojtura prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale” -thuhet në aktakuzën e publikuar nga DHSK-ja.

Dy krerët e OVL UÇK-së ishin arrestuar më 25 shtator të vitit 2020.

Related Articles