Sot Kryetarët e komunave të Kosovës në orën 14:00, pritet të takohen me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, ku do t’ia paraqesin kërkesat e tyre për largimin e orës policore dhe masave të tjera që aktualisht janë në fuqi për parandalimin e përhapjes së Covid-19, raporton Gazeta “Enigma”.
Në këtë takim, mes tjerash do të diskutohet edhe plani i vaksinimit dhe gjendja e përgjithshme pandemike në Kosovë./Gazeta Enigma.