Këtë të shtunë janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Të premten nisi xhiro e 15-të, ku Ballkani fitoi me rezultat 2-0 ndaj Malishevës në udhëtim, ndërsa sot janë në orar dy ndeshje tjera
Në ndeshjen e parë, Feronikeli ’74 e pret Lirinë në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.
Në takimin tjetër, Fushë Kosova është nikoqir i Dukagjinin në ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Të dy ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 13:00.