Sot zhvillohen katër ndeshje shumë interesante në Kampionatin Evropian

Sot zhvillohen katër ndeshje shumë interesante në Kampionatin Evropian

Sot zhvillohen katër ndeshje shumë interesante në Kampionatin Evropian. Në program do të jenë ndeshjet e Grupit E dhe Grupit F.

Në ora 18:00, Spanja do të përballet me kombëtaren e Sllovakisë. ndeshje kjo nga e cila duhet të dal patjetër me rezultat pozitiv. Spanja është në vendin e tretë me vetëm dy pikë dhe nëse nuk merr pikë sonte do të largohet nga kompeticioni më i madh evropian në nivel kombëtaresh.

Ndeshje tjetër brenda këtij grupi pritet të jetë ajo në mes Suedisë dhe Polonisë, ndeshje e cila poashtu pritet të jetë e rivalizuar deri në momentet e fundit. Në anën tjetër, në ora 21:00, do të luhen dy ndeshje shumë interesante në Grupin F. Gjermania dhe Hungaria në “Allianz Arena”, kurse Portugalia dhe Franca në “Puskas Arena”.

Related Articles