Analisti politik Nexhmedin Spahiu, ka thënë se serbët nuk mund ta pranojnë aq lehtë shtetësinë e Kosovës, përderisa, sipas tij, një pjesë e madhe e komunitetit shqiptar nuk beson se ky shtet do të ekzistojë pas disa vjetësh.
“Mendoj që problemi nuk është te ajo se pse një pjesë e madhe e minoritetit serb nuk e njeh shtetin e Kosovës, problemi qëndron më tepër te komuniteti shqiptar, për të cilin është krijuar shteti i Kosovës, i cili e sheh Kosovën me skepticizëm”, tha ai.
“Kam disa dhjetëra baste me njerëz që lidhen me mua, se pas tre vjetësh, 10 vjetësh apo pas 20 vjetësh, nuk do të ekzistojë shteti i Kosovës, që do të thotë se njerëzit nuk besojnë në shtetin e Kosovës. Si do ta bindim minoritetin serb, i cili nuk mund ta pranojë aq lehtë një realitet të ri, s’mund ta pranojë aq lehtë shtetin e Kosovës, kur një pjesë e madhe e shqiptarëve nuk kanë besim se shteti i Kosovës do të ekzistojë”, ka thënë Spahiu në Info Magazinë.
Spahiu po ashtu shtoi se vendet e Quintit po i bëjnë presion komunitetit serb në Kosovë që ta njohin shtetësinë e Kosovës.