Kombëtarja spanjolle pas paraqitjes dinjitoze në këtë kompeticion ka rrëmbyer titullin për herë të katërt.
Ajo mposhti Anglinë me rezultat 2:1.
Tri golat në këtë takim u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht shënoi Nico Williams në minutën e 47-të.
Goli i barazimit nga “Tre Luanët” u shënua në minutën e 73’të me anë të Cole Palmerit.
Kurse goli i epërsisë erdhi në minutën e 86-të. Ishte zëvendësuesi, Oyarzabal i cili shënoi gol pas një super asisti nga Cucurrella.
Spanjollët më parë kanë fituar në edicionet, 1964, 2008 dhe 2012. /Gazeta Enigma