Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Spanjë – Gjermani.
Dy gjigantët evropian mbyllen 45 minutat e parë pa gola
Pjesa e parë na dhuroi një ndeshje të bukur nga të dy kombëtaret.
Yjet e Spanjës ishin më kërkues të golit, por nuk arritën të realizojnë.
Dani Olmo kishte mundësinë më të mirë, pas një goditje të bukur Manuel Neuer e dërgoi topin në shtyllë.
Në anën tjetër edhe gjermanët kishin rastet e tyre, me Serg Gnabryn.
Madje në minutën e 40` Gjermania gjeti golin me anë të Antonio Rudiger, por u anulua për pozicion jashtë loje.
Mbetet të shihet pas 45 minutave të dytë se si do jetë epilogu final i këtij super-takimi.